Kushtet e vështira financiare të Barcelonës kanë bërë që klubi të bëj gjëra të pabesueshme për të siguruar fonde.
Së fundmi një lajm i publikuar nga Anglia, thekson se Katalanasit duan të anulojnë kontratën ekzistuese të Frenki De Jong dhe të rikthehen në marrëveshjen që kishin bërë më parë, duke pretenduar se kushtet e dhëna atij nga bordi i mëparshëm përfshin kriminalitet dhe ofrojnë baza për veprime ligjore.
E ardhmja e Holandezit që prej fillimi të merkatos është lidhur me Man United dhe së fundmi sipas raportime akordi midis klubit Anglez dhe atij Spanjoll është gjetur, por mesfushori nuk ka pranuar të transferohet në Premier League, për shkak të pagave që lojtari ende nuk i ka marrë.
Bëhet fjalë për 17 milionë euro dhe kjo është dhe arsyeja kryesore që drejtuesit dëshirojë të anulojnë kontratën ekzistuese me Holandezin.
Gjithashtu në garë për De Jong së fundmi është futur dhe Chelsea. Blutë e Londrës përveç një ofertë të kënaqshme financiare, kanë shtuar dhe një objektiv në merkato për Barcelonën, Marcos Alonso.
E ardhmja e De Jong mbetet ende e pasigurt dhe deri në përfundim të merkatos, pritet të tjera zhvillime për situatën e Holandezit me Barcelonën.