“Dy mandate në Shkodër e dy në Tiranë”, Tom Doshi: I gatshëm për koalicion me PS-në

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi ka përjashtuar krijimin e një koalicioni me Partinë Demokratike.

“Nëse do keni një ftesë nga z. Basha për koalicionin me PD? “Jo, jo, asnjëherë!”, tha Tom Doshi gjatë një prononcimi për mediat.

Teksa po ndiqte daljen e rezultateve në KZAZ-në e Shkodrës, Tom Doshi foli për pritshmëritë e PSD-së, teksa tha se pret dy mandate në Shkodër dhe 2 mandate në Tiranë. Ai shprehu dëshirën për të bërë koalicion me Partinë Socialiste.

“Kemi të sigurtë dy mandate në Shkodër dhe presim dy mandate në Tiranë. Jena të gatshëm me ba koalicion me Partinë Socialiste”, u shpreh Doshi.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *