Dy mbledhje në një seli/ Alibeaj me deputetët për presidentin, Berisha me të besuarit e tij

Në ambientet e selisë së Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbledhur deputetët e tij, për të diskutuar në lidhje me mbledhjen e Këshillit Kombëtar që do të mbahet të shtunën, ku pritet të votohen dhe anëtarët e Kryesisë së kësaj force politike.

Burime për median bëjnë me dije se pjesë e takimit janë Edi Paloka, Flamur Noka dhe Gent Strazimiri, si dhe disa përfaqësues të tjerë të Komisionit të Rithemelimit.

Sakaq, mbledhja po zhvillohet paralelisht me një takim të thirrur nga Alibeaj nga ana tjetër, i cili diskutoi me deputetët në lidhje me qëndrimin që do të mbajë PD për presidentin e ri të vendit.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *