E pabesueshme në fakt ajo që po ndodh në këtë Europian, ku autogolat po bëhen të modës. I radhës ishte pikërisht në sfidën Kroaci-Spanjë. Portieri Unai Simon gabon në kontrollin e topit pas një kthimi nga Pedri në drejtim të portës së tij.

Portieri nuk e kontrollon dhe sfera përfundon në rrjetë, duke gëzuar tifozët kroatë. Spanja gjen golin pas disa tentativash. Sarabia shënon dhe barazon për Spanjën. Një aksion ngulmues për iberikët. Pjesa e parë mbaron 1-1.

Në të dytën, Spanja përmbys. Ferran Torres nis një krosim perfekt për Azipilicueta, që godet me kokë dhe dërgon topin në rrjetë. Goli i parë me kombëtaren. Spanja shënoi edhe golin e tretë më pas. Mbrojtja kroate gaboi dhe Ferran Torres përfitoi dhe shënoi të tretin.

Por dramaciteti i kësaj sfide vijoi. Orsic ngushtoi shifrat në në 2-3 në 85’. Kur u mendua se Spanja kaloi në çerekfinale, kroatët shënojnë edhe golin e barazimit në 92’ me anë të Pasaliç.

/Priza.al/