Babai i një prej të plagosurve në atentatin në një lokal në zonën e Don Boskos, ka treguar detaje nga ngjarja e rëndë që tronditi kryeqytetin.
Për pasojë nga atentati mbeti e vrarë një grua, punonjëse e lokalit, Mimoza Paja dhe u plagosën 5 persona të tjerë.
Babai i Emanuel Salës, nga Spitali i Traumës tha se i biri i tij ka marrë dy plumba, teksa ka qenë duke pirë kafe në lokal.
“Më mirë është ka shpëtuar. Nuk dimë gjë fare, ka qenë në lokal duke pirë kafe, kanë vajt dy vetë me armë kanë shti e s’kanë pa brenda. E kishim shtëpinë afër dhe e morëm vesh. Ka dy plumba djali. Ka dalë nga salla. Nuk kemi dëgjuar të shtëna, na kanë njoftuar njerëzit te shtëpia që e kemi afër”, u shpreh ai./Euronews Albania.