Dy persona të maskuar hyjnë në kompani telefonike, si u fsheh ngjarja për 3 muaj

Në muajin dhjetor të vitit të kaluar, dy persona të maskuar kanë hyrë në ambientet e një kompanie telefonike në zonën e Laprakës dhe kanë dëmtuar drynin e derës së pasme. Policia ka bërë të ditur se janë proceduar penalisht shtatë punonjës të sigurisë dhe drejtuesi i një departamenti të kompanisë.

Ngjarja është zbuluar nga një punonjës i sigurisë së brendshme, i cili nuk e ka raportuar atë tek autoritetet përkatëse, por ka informuar vetëm drejtuesin teknik dhe punonjësit e shoqërisë private të sigurisë. Për këtë arsye, janë nisur procedura penale për “Moskallëzimin e krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” ndaj disa individëve.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *