Dy prurje të reja sonte në ‘BB VIP’, por kush janë ata?

Ka një javë që ka filluar aventura televizive “Big Brother VIP” dhe pikërisht sonte do të ketë hyrje të reja .

Pritet të jenë 2 të njohur të tjerë që do t’i bashkëngjiten shtëpisë. Një ndër ta përflitet se do të jetë këngëtarja Beatrix Ramosaj, e cila në fillim të tetorit siç konfirmojnë burime të Prive.al ka qenë duke u përballur me COVID-19.

Ky fakt mund ta ketë shtyrë hyrjen e saj në shtëpinë më të famshme të shqiptarëve.

Tjetër emer i përfolur është ai i aktores Ema Andrea.

Mbetet të shihet sonte se kush do jenë emrat që do t’i bashkëngjiten aventurës 100 ditore me çmimin e madh prej 100,000 eurosh.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *