Dy të rrinj tentojnë të vjedhin në minierë në Bulqizë, arrestohet një prej tyre

Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim në Bulqizë, pasi kanë tentuar të vjedhin një minierë.

Shtetasit me iniciale B. B., 33 vjeç dhe I. V., 28 vjeç, në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë tentuar të vjedhin disa mjete pune në minierën e Martaneshit.

Sakaq, policia ka sekuestruar në cilësinë e provcës marteriale dy kapsolla detonatore dhe disa vegla pune, të dyshuara të vjedhura më pare.

Njoftimi i Policisë:

Bulqizë

Tentuan të vidhnin në një subjekt minerar, falë reagimit të menjëhershëm të Policisë arrestohet në flagrancë autori i dyshuar dhe shpallet në kërkim një shtetas tjetër.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjes së pronës, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe kapjen e vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të tyre, specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Bulqizë arrestuan në flagrancë shtetasin B. B., 33 vjeç, si dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin I. V., 28 vjeç, të dy banues në Bulqizë, pasi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të vjedhin disa mjete pune në pronësi të një subjekti minerar, në zonën e Martaneshit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në  banesën e shtetasit B. B.,  janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, dy kapsolla detonatore dhe disa vegla pune, të dyshuara të vjedhura më parë nga ky shtetas.

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit tjetër të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprat penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *