Një grua në Britani pësoi dy tragjedi, pasi humbi bashkëshortin dhe shtëpinë brenda 24 orëve. 55-vjeçarja Julie Lane ndodhej në varrimin e të shoqit, kur shtëpia e saj Woodley, Berkshire u përfshi nga flakët.
Ngjarja tragjike ndodhi të martën, ndërkohë që Britania u godit nga temperaturat ekstreme prej 40 gradë Celcius dhe vendi u përfshi nga zjarret.
Zjarrfikësit u përpoqën të shuanin flakët në shtëpinë e Lane dhe banesat e fqinjëve të saj për rreth 6 orë. Por prona e saj pësoi dëme të mëdha dhe tani 55-vjeçarja ka humbur gjithçka.