Raportohet ngacmimi seksual i dy të miturave nga dy vëllezër në Istog. Të njëjtat kanë tentuar t’i fusin në veturë.
Lidhur me rastin është arrestuar njëri nga të dyshuarit, teksa tjetri ndodhet në arrati.
Lajmi është konfirmuar për mediat nga zëdhënësi i policisë së Pejës, Fadil Gashi. Ai ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur më 09 gusht 2022, ndërsa viktima për shkak të frikës nuk e kishte ka raportuar rastin deri dje në polici.
“Rasti ka ndodhur para një muaji më 09 gusht 2022, viktima nuk e ka raportuar rastin për shkak të frikës. Hetuesit po e trajtojnë rastin dhe të dyshuarit i është caktua masa e ndalimit për 48 orë”, ka thënë Gashi.
Njoftimi i Policisë:
NGACMIM SEKSUAL/09 gusht 2022 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se së bashku me vëllain e tij i cili gjendet në arrati, duke i mashtruar i kishin ngacmuar dhe tentuar ti fusin në veturë dy viktimat e mitura femra kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.