Dy vëllezërit konfliktohen për kufirin e pronës, plagoset njëri prej tyre

Një sherr mes vëllezërve ka degjeneruar në plagosjen e njërit prej tyre. E gjitha për ngatërresën që është bërë kufiri i tokës mes pronave të tyre. Sherri mes tyre i nisur prej kohësh vazhdoi edhe mëngjesin e sotëm.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në hyrje të qytetit, ku dy vëllezërit në fillim janë konfliktuar me fjalë dhe më pas debati mes tyre ka degraduar në përdorimin e grushteve, e si pasojë një prej tyrë ka mbetur i lënduar.

Ai është transportuar në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku edhe po merr mjekimin e nevojshëm nga bluzat e bardha, ndërkohë që vëllai tjetër po merret në pyetje lidhur me sherrin e nisur. Deri më tani, lidhur me gjithë çfarë ka ndodhur, Policia e Lezhës, ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *