TIRANE/ Pasditen e sotme është qëlluar me armë zjarri në drejtim të 19-vjeçarit Reginaldo Kaçorri, me origjinë nga Rrësheni i cili sipas informacioneve ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Liman Kaba”, ku sipas policisë të përfshirë janë dy vëllezërit Klajdi Kodra dhe Aldo Kodra, të dy të shpallur në kërkim.
I plagosuri dhe 2 vëllezërit kanë qenë në të njëjtin lokal dhe kanë filluar të përleshen për arsye banale derisa ngjarja ka agravuar në përdorimin e armës së zjarrit. Njëri nga autorët, pikërisht Klajdi Kodra 31 vjeç rezulton të jetë person me precedent të theksuar kriminal, i dënuar më parë për veprat penale plagosje, vjedhje, armëmbajtje pa leje.
Në gusht të 2017, Kodra u arrestua si bashkëpunëtor në atentatin ndaj Loerenc Hoxhës, i cili mbeti i plagosur nga të shtënat. Konflikti ndodhi për hasmëri.