Dy vëllezërit K. B. (51 vjeç) dhe E. F. (37 vjeç), të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe krim të organizuar, janë vetëdorëzuar në policinë e Durrësit.
Ata ishin të kërkuar nga autoritetet italiane dhe akuzoheshin për përfshirje në aktivitete të jashtëligjshme.
Policia e Durrësit ka ekzekutuar urdhër ndalimi ndaj tyre dhe tani po bashkëpunon me Interpol Romën për të finalizuar ekstradimin e tyre në Itali, ku do të përballen me akuza të rënda kriminale.