Dy vëllezërit vranë fqinjin për një kanal që kalonte mes banesave, pranga njërit prej tyre

Dy vëllezër kanë zbrazur automatikun ndaj një 50-vjeçari, i cili ka ndërruar jetë në spital. Një konflikt për motive të dobëta mes palëve, kanë sjellë edhe ngjarjen e rëndë në Dibër. Xhetan Konesha, 50 vjeç, mbeti i vrarë me armë zjarri këtë të martë në Dibër. Autorë të dyshuar të saj janë dy vëllezërit Muhamet dhe Altin Mera, 30 dhe 42 vjeç, të cilët janë fqinj me viktimën.

Vëllezërit Mera zbrazën breshëri automatiku ndaj 50-vjeçarit Konesha, i cili fillimisht mbeti i plagosur. Ai u dërgua në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë. Burime paraprake për “Klan News” thonë se shkak për ngjarjen dyshohet të jetë bërë një kanal që kalonte mes banesave të fqinjëve.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, uniformat blu kanë vënë në pranga një prej vëllezërve, 30-vjeçarin Muhamet Mera. Sakaq, po vijon puna për kapjen e vëllait të tij, i cili pas ngjarjes policia thotë se është larguar në pyll. Autoritetet sekuestruan edhe automatikun e përdorur në krim.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *