Dy vite hetime/ Ekzekutimi i Ari Papës në Greqi: Vrasësi me pagesë i ardhur nga Tirana…

Vrasja e 32-vjeçarit shqiptar nga Saranda, Ari Papës, i cili u “eleminua” në maj të vitit 2021 në Greqi është zbardhur pas dy vitesh hetime.

Sipas mediave greke policia ka arrestuar lidhur me këtë ngjarje, një taksist shqiptar me precedent penal, i skeduar me 4 emra dhe 3 mbiemra dhe një shtetas grek me profesion barist.

Në kërkim është shpallur autori kryesor i vrasjes, një vrasës me pagesë, i cili kishte ardhur nga Tirana sa per te kryer “misionin” dhe mendohet se ndodhet sërisht në Shqipëri.

Shkak i vrasjes janë përplasjet për trafikun e drogës dhe mendimi i taksistit shqiptar se Ari Papa ishte spiun i policisë greke.

Taksisti shqiptar rezulton me precedent për trafik klandestinesh dhe ishte i skeduar nga policia, ndërkohë që edhe shtetasi grek rezulton me precedentë të mëparshëm penal.

Ata tani akuzohen për organizimin, vrasjen dhe transportin e vrasësit me pagesë. Ne lidhje me kapjen e vrasësit të dyshuar po bashkëpunohet me autoritetet ligjzbatuese shqiptare.

Ari Papa u vra ne 30 maj 2021 ne nje lokal ne Sepolia te Athinës. Ai rezultonte i përfshirë në një grup kriminal në Greqi për trafik droge dhe vrasje. Ari Papa konsiderohet një nga personazhet e rëndësishme të mafies shqiptare në Greqi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *