Dy vite mungesë në familjen mbretërore, Princ Harry dhe Meghan Markle takohen me Mbretëreshën

Harry dhe Meghan Markle janë takuar në mënyrë  sekrete me mbretëreshën Elizabeth dhe Princin Charles në Kështjellën Windsor.  Kjo është hera e parë që Dukesha e Sussex-it ka shkelur në Britani prej kur ajo dhe Harry hoqën dorë nga mbretëria në vitin 2020.

Harry, dhe Meghan jetonin prej dy vites në Shtetet e Bashkuara. Sakaq, kujtojmë se Meghan nuk mori pjesë në shërbimin përkujtimor të muajit të kaluar për gjyshin e tij, Princin Philip, Duka i Edinburgut, i cili vdiq në prill të vitit të kaluar. Mospjesëmarrja çoi  në një mosmarrëveshje me qeverinë për mbrojtjen e sigurisë.

Ndërkohë, dukesha është shfaqur herën e fundit në Mbretërinë e Bashkuar në Shërbimin e Ditës së Komonuelthit në Mars 2020 ndërsa duka ishte në vend për të zbuluar një statujë të nënës së tij, Diana, në korrik të vitit të kaluar.  Pritet që çifti të marrë pjesë në Lojërat Invictus në Holandë, të cilat do të zhvillohen në periudhën 16-22 prill.

Vizita e tyre vjen një vit pasi hodhën akuza të rënda ndaj familjes mbretërore, duke pretenduar se njëri prej anëtarëve të familjes, kishte bërë disa komente raciste për djalin e tyre, Archie.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *