“Dy vite plot sfida për SPAK”, ambasadori Soreca: Të gjithë do të përballen me drejtësinë

Në dy vjetorin e krijimit të SPAK, ambasadori i BE Luigi Soreca, tha se mbështetja e fortë ndaj këtij institucioni nga BE-SHBA do të vazhdojë goditjen e krimit dhe korrupsionit në nivele të larta.

Soreca deklaroi se në këto dy vite, funksionimi te SPAK është e sigurt që frika nuk është më në anën e prokurorëve, por ka kaluar në anën e atyre që kanë filluar ta kuptojnë se nuk janë më të mbrojtur dhe do duhet të përballen me drejtësinë.

“Është kënaqësi që rikthehem në të njëjtën sallë, ku ishim para dy vitesh, dhe shumë gjëra kanë ndodhur që atëherë. Sot është një ditë për të festuar. Ky është një fillim tejet i mbarë për javën e Krishtlindjeve. Sot festojmë faktin që 28 hetuesit e parë kanë nisur punën në BKH. Këto kanë qenë dy vite plot sfida për SPAK. BE është angazhuar shumë fortë që të mbështesë krijimin e SPAK të fortë e të pavarur, me partnerin tonë SHBA. Jam krenar që sot pas dy vitesh shikojmë rezultatet e para të këtyre përpjekjeve. Një bilanc i fortë po ndërtohet, sa i përket ndjekjeve penale, në çështje penale të nivelit të lartë. SPAK është pjesë e një numri në rritje të hetimeve të përbashkëta me vendet e BE. Një gjë është e sigurt, frika ka kaluar nga ana tjetër, sepse më parë frika ishte nga ana e prokurorëve. Frika tani ka kaluar tek ata që kanë filluar ta kuptojnë se nuk janë më të mbrojtur dhe do duhet të përballen me drejtësinë.

Është thelbësore që të ruajmë fokusin, të vazhdojmë të përqendrohemi te çështje që kanë të bëjnë me korrupsion të nivelit të lartë. Edhe këtu kemi parë rezultate kohët e fundit. SPAK e BKH duhet të kenë aftësitë dhe burimet e nevojshme, të funksionojnë si një institucion i vetëm. Para disa javësh isha shumë i kënaqur që arritëm të lidhim SPAK me kanalin e Europol dhe kjo do shërbejë për shkëmbim informacioni. 28 hetuesit e BKH kanë aftësitë e nevojshme dhe mbështetjen e plotë të BE-SHBA për të bërë punën e tyre. Do vijojnë edhe trajnimet për SPAK, sipas një projekti të BE. Një fokus shumë i madh i duhet dhënë aftësive që kanë të bëjnë me hetimin financiar, për të trajtuar dosjet penale të nivelit të lartë. Suksesi juaj do të jetë edhe suksesi i Shqipërisë”, u shpreh ambasadori Soreca.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *