Dy vrasje në të njëjtin “habitat”/ Prostituta shqiptare dyshohet se u ekzekutua nga një vrasës serial, pas saj dhe një transeksual

Një tjetër vrasje ka ndodhur në Sarzanë, shumë pranë vendit ku u gjet e vdekur 35-vjeçarja shqiptare Nevila Pjetri, në Itali.

Mësohet se viktima është një tranvestit, trupi i të cilit ishte i mbuluar me ferra. Jo shumë larg vendit të ngjarjes ndodhej makina e tij, ku u gjetën gjurmë gjaku.

Mediat italiane bëjnë me dije se viktima është vrarë me armë zjarri, ku më pas trupi i tij është të hedhur mes ferrave janë gjetur shenja dhune.

Sakaq në pistën e hetuesve është vrasja e prostitutës shqiptare dhe e travestitit nga i njëjti person. Pasi shqiptarja mund të ketë dashur që të mos prostituonte më, ndaj dhe është “firmosur” urdhri i saj i vdekjes.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *