Tifozët e ekipit të Barcelonës kanë qenë gjithmonë në pikëpyetje nëse Leo Messi mund të kthehet te ‘blaugranët’ ose jo. Rinovimi i vështirë me Paris Saint-Germain dhe takimi mes babait-agjent Jorge dhe presidentit Laporta e riktheu këtë hipotezë.
Trajneri Xavi Hernandez u shpreh kështu në lidhje me këtë rikthim: “Unë e kam thënë shumë herë që kjo është shtëpia e tij, dyert e Barcelonës janë të hapura. Nuk mund të them asgjë tjetër.
Ai është një shok i imi, ne jemi gjithmonë në kontakt dhe flasim për shumë gjëra, asgjë më shumë nuk mund të shtoj. Do të varet shumë nga ai dhe nga çfarë do të bëjë në të ardhmen, si dhe nga ekipi” – u shpreh Xavi.
Lionel Messi pohoi së fundmi se ai ende dëshiron të luajë për Argjentinën, por kjo mund të jetë një problem. Te PSG nuk e duan më këtë qasje të tij, sepse e kanë parë që sa herë ai është i impenjuar me kombëtaren, nuk e ka rendimentin e njëjtë.