Dyfish më pak qytetarë se në 2021/ Çfarë tregon pjesëmarrja e ulët në zgjedhjet vendore?

Dita e sotme (14 maj) shënon mbajtjen e zgjedhjeve vendore në Shqipëri. Qytetarët e vendit kanë pasur mundësinë t’u drejtohen kutive të votimit që nga ora 7:00. Në 61 bashki të vendit, zgjidhen sot drejtuesit e 4 viteve që vijnë. Këta të fundit do të kenë “në duar” menaxhimin e taksave dhe përmirësimin e jetës së çdo shtetasi në vend. Por, sa prej qytetarëve zgjedhin të shprehin vullnetin e tyre me votë dhe sa e ‘injorojnë’ procesin?!

Me një vëzhgim të thjeshtë, në vitin 2021, deri në orën 10:00 kishin votuar 17.99% e qytetarëve me të drejtë vote, ndërsa ditën e sotme shifra është dyfish më e ulët. Konkretisht, sipas të dhënave zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në orën 10:00 të ditës së sotme kanë votuar 8.08% e zgjedhësve.

Procesi i deritanishëm i votimit është shoqëruar më një sërë incidentesh si dhe me problematika të shumta me pajisjet e identifikimit elektronik. Por, a janë vërtetë këto problematika arsyet e pjesëmarrjes së ulët, apo qytetarët kanë preferuar të mos përfshihen në procesin e votimit. Në fakt prej vitesh, edhe në zgjedhjet vendore është parë një rënie e numrit të votuesve. Jo pak herë kemi hasur deklarata të tipit se ‘1 votë nuk do të bëjë ndryshim’ dhe qytetarët nuk kanë shprehur vullnetin në kutitë e votimit.

Pjesëmarrja në votime, deri në orën 10:00 në rang vendi, viti 2023

Deri në përfundim të procesit të votimit pritet të kuptohet edhe më qartë ‘qasja’ e qytetarëve dhe përfshirja e tyre në të. Nëse problematikat me identifikimi elektronik kanë qenë arsyeja e pjesëmarrjes së ulët, atëherë situata do të përmirësohet me identifikimin manual. Por, nëse është zgjedhje e votuesve për të mos marrë pjesë, atëherë trendi do të vijojë rënës në krahasim edhe me dy vite më parë./Priza.al

Pjesëmarrja në votime, deri në orën 10:00 në rang vendi, viti 2021

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *