Ditën e sotme Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Arbjan Mazniku ka takuar 61 kryetarët e bashkive të Shqipërisë. Në takim Mazniku ka diskutuar me ta rreth nivele të reja të pagave dhe formën se si duhet ristrukturohet stafi i bashkive.
Mazniku u shpreh që rritja e pagave do të ndodhë në muajin qershor dhe vendimi do të hyjë në fuqi brenda verës. Ndërsa rritja e çmimeve do të jetë nga 40% deri në dyfishim të pagës për disa profesione specifike.
Ndërkohë ai tha që “Sugjerimi ynë është që të mos ketë më diferenca të pagës nga bashkia në bashki. Bashkitë të kenë të gjithë një nivel page. E vetmja diferencë është që disa bashki të mos kenë disa klasa pagash. Ne besojmë që me këto nivele jemi konkurrues edhe me tregun privat”.
Gjithashtu në takim Mazniku u theksoi kryetarëve të bashkive që “Aparati është ajo pjesë e strukturës suaj e cila duhet të merret në mënyrë ekskluzive vetëm me politik bërje, planifikimin, monitorimin dhe elementët rregullatorë. Agjencia e Funksioneve. Në këtë strukturë vendosen të gjitha ato funksione të cilat bashkia ka detyrë ligjore t’i bëjë. Grupimi i tretë është agjencia e shërbimeve. Këtu kemi të bëjmë me ato shërbime të cilat bashkitë zgjedhin disa herë t’i ofrojnë vetë, disa herë, t’ia kontraktojnë ofrimin e këtij shërbimi një pale të tretë”.