Dyfishohet çmimi i patentës, ja sa do të kushtojë

Nga muaji mars pritet të dyfishohet çmimi i patentës.

Drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhe tha se për të marrë një leje drejtimi të kategorisë B qytetarët këtë vit do duhet të paguajnë minimumi nga 85 mijë Lekë.

Ky dyfishim i çmimit vjen pas një marrëveshjeje të nënshkruar nga DPSHTRR, DPT dhe shoqata e autoshkollave, që kanë dakordësuar çmimet minimale të unifikuara për orët teorike dhe praktike.

Sipas DPSHTRR, ndryshimi bëhet për të eleminuar sekserët dhe konkurrencën e pandershme që ka përfshirë tregun e autoshkollave.

Ndryshimet pritet të hyjnë në fuqi brenda muajit Mars. Një seancë mësimore në praktikë në autoshkolla do të kushtojë minimumi 500 Lekë, ndërsa një seancë praktike 935 Lekë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *