Lajmi se çmimi i marrjes së lejes së drejtimit do të rritej nga 45 mijë lekë të rinj në 85 mijë lekë të rinj , pra do të dyfishohej, qarkulloi ditën e djeshme dhe shqetësoi jo pak qytetarët.
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor (DSHPTRR), Bledi Gonxhja ka reaguar duke e quajtur lajm të gabuar atë të dyfishimit të çmimit. Me anë të një reaimi në rrjetin social ‘Facebook’ ai shprehu se lajmi i saktë ishte eliminimi i evazionit fiskal dhe informalitetit në sektorin e Autoshkollave. Sipas Gonxhes standardet e mësimdhënies në autoshkolla do të rriten.