Dyshimet për ministrat e Ramës, prokuroria i kthen përgjigje Metës brenda 24 orëve

Me një shpejtësi që nuk shikohet shpesh, Prokuroria e Përgjithshme ka plotësuar kërkesën e presidentit Ilir Meta për verifikimin e kandidatëve për ministra.

Pasi Meta kërkoi informacion mbi listën e propozuar, organi i akuzës bën me dije se asnjë nga emrat e qeverisë nuk është proceduar, nuk është nën hetim dhe nuk ka probleme me ligjin.

“Asnjë nga emrat e qeverisë nuk është proceduar. Asnjë nga emrat e emëruar s’ka probleme”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë ndaj Kreut të Shtetit.

Një ditë më parë, Meta, me anë të një shkrese zyrtare kërkoi që Prokuroria e Përgjithshme t’i vinte në dispozicion çdo të dhënë në lidhje me proceset hetimore apo penalë që mund të ishin nisur për ministrat e propozuar.

Ndërkaq SPAK ende nuk i ka kthyer përgjigje presidentit Ilir Meta në lidhje me kërkesën e bërë për verifikimin e kandidatëve për ministra.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *