Arsenali u rikthye në krye të Premierligës me një fitore 3-1 ndaj një Chelsea të mjerë.
Arsenali kaloi në epërsi 3-0 të pjesës së parë me Odegaard I cili shënoi dy herë në minutën e 18-të dhe të 31-të, dhe Gabriel Jesus rreth 3 minuta pas golit të dytë të Norvegjezit.
Fitorja e parë e Arsenalit në pesë ndeshje i çoi ata në 78 pikë, dy më shumë se City i vendit të dytë që ka shansin për të rimarrë vendin e parë sërisht kundër West Ham United.
Granit Xhaka,spikati për Gunners pasi dha asistime në dy golat e Odegaard, dhe gati sa nuk hapi rezultatin në minutat e para, por ai u pengua nga Kepa Arrizabalaga, i cili vazhdoi të shpëtojë në pjesën e dytë të Chelsean.
Chelsea, i cili humbi për herë të gjashtë në gjashtë ndeshje në të gjitha garat nën drejtimin e trajnerit të përkohshëm Frank Lampard, të paktën arriti të shënonte golin e dytë në tetë ndeshje.