Një i moshuar është gjetur i pajetë në Vlorë, rreth orës 16:50 në Dukat, ku dyshimet janë se kemi të bëjmë me një aksident, pasi 70-vjeçari u gjet u anës rrugës.
Policia bëri me dije se pa shenja jete është gjetur shtetasi me inicialet Q. H., rreth 70 vjeç, banues në Dukat.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 16:50, në Dukat-Fushë, në anë të rrugës, është gjetur pa shenja jete, shtetasi Q. H., rreth 70 vjeç, banues në Dukat.
Paraprakisht dyshohet ngjarje aksidentale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkakut të humbjes së jetës së 70-vjeçarit Q. H.