Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme, ku jë turist polak ka ndërruar jetë në spitalin e Sarandës, ndërsa dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.
Policia bën e dije se 37 vjeçari ka mbërritur në spital për ndihmë mjekësore, por më pas ka humbur jetën.
Sarandë/Informacion paraprak
Sot rreth orës 17:50, në spitalin e Sarandës, ka mbërritur për ndihmë mjekësore shtetasi polak R. J., 37 vjeç, i cili më pas ka ndërruar jetë në spital, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.