Dyshohet për sabotazh!/ Në Deçan zbarkon ushtria pas helmimit masiv, ekspertet amerikanë të KFOR-it nisin hetimet    

Qeveria e Kosovës është angazhuar seriozisht në zbulimin e shkaqeve të asaj që mund të konsiderohet si një “fatkeqësi e madhe” në rajonin e Deçanit, ku një pjesë e madhe e popullatës u helmuan me gjasë nga uji i pijshëm.

Jo vetëm strukturat e ministrisë së Shëndetësisë dhe ato të Policisë Kosovare, por tashmë edhe agjencitë e inteligjencës dhe ushtria e Kosovës ka angazhuar ekspertët e saj më të mirë, për të zbardhur këtë problem.

Helmimi në Deçan: Ushtarët amerikanë të KFOR-it bashkëpunojnë me ushtrinë e Kosovës

Sot në Deçan përveç ushtrisë kosovare, zbarkuan edhe ushtarakët dhe ekspertët amerikanë, pjesë e misionit të KFOR-it, të cilët po bashkëpunojnë me FSK-në për gjendjen emergjente.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i FSK-së, Armend Mehaj, me anë të një postimi në Facebook.

“Trupat e FSK-së së bashku me trupat ushtarake amerikane në operacionet për të kapërcyer situatën emergjente në Deçan”,- ka shkruar Mehaj.

Ministri

Ai po ashtu, i ka bashkangjitur disa foto postimit ku shihen ushtarët duke marrë mostra të ujit.

 

Dje Mehaj ka bërë të ditur se, Kompania e Specializuar për Detektimin e Materieve të Rrezikshme, ka ardhur në terren duke bërë analizat kimike dhe biologjike të mostrave të ujit.

Krahas këtij aktiviteti, Kompania për Operacione Civile është angazhuar në vlerësimin e përgjithshëm të situatës së krijuar. Gjithashtu kemi dërguar oficerin ndërlidhës, i cili do të jetë pjesë e Shtabit Emergjent në Komunën e Deçanit.

Ndërkohë, banorët e Deçanit, nuk e dinë sesi u helmuan. Për pak ditë, qindra qytetarë të Komunës së Deçanit kanë kërkuar ndihmë mjekësore, pasi atyre iu shfaqen simptoma të helmimit.

Ata dyshojnë se uji që përdorin për pirje është kontaminuar, mirëpo një gjë e tillë nuk është vërtetuar nga analizat e bëra deri tani.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *