Katër punonjës të Universitetit Bujqësor të Tiranës, janë arrestuar nga Policia e kryeqytetit, pasi akuzohen për abuzime me një tender.
Janë mësuar emrat e katër punonjësve të Universitetit Bujqësor, të cilët sipas Prokurorisë së Tiranës janë vënë në pranga pasi akuzohen se kanë abuzuar me një tender me vlerën 10.5 milionë lekë.
Mësohet se në pranga ka përfunduar drejtori i fermës Ali Rasha, magazinieri i qendrës Ahmet Mejdani dhe Përgjegjësi i Sektorit të bujqësisë Tahir Ballgjini.
Ndërkohë, rektori i Universitet Bujqësor është dhe operatori ekonomik janë duke dhënë shpjegime për përfshirjen e tyre në këtë çështje.
U mësua se operacioni policor është në zhvillim, dhe se pritet që të ketë arrestime të reja, mbi këtë abuzim.