Dyshohet se është infektuar me COVID, izolohet Valentino Rossi! Anulon pjesëmarrjen në garën e Abu Dabi

Kampioni i shumëfishtë i botës në MotoXhiPi, Valentino Rossi ka konfirmuar se nuk do të marrë pjesë në garën 12 orëshe të Abu Dabit. Italiani ka pasur kontakt të ngushtë me një individ që ka rezultuar pozitiv me Covid-19, duke u izoluar menjëherë.

Rossi duhej që të ishte në drejtimin e makinës Ferrari 488 GT3 këtë të shtunë, por rrezikimi i infektimit nga virusi ka bërë që ai të tërhiqet. Shokët e tij të skuadrës Luca Marini dhe Alessio Salusi do të garojnë normalisht, teksa vendin e Rossi do e marrë David Fumanelli. Gara e përbërë nga dy segmente 6-orëshe të njëpasnjëshme pritet të zhvillohet gjatë kësaj fundjave.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *