Dyshohet se gëlltiti brisqe, dërgohet në spital i burgosuri i Drenovës

Një i dënuar në burgun e Drenovës është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Korçës, pasi dyshohet se ka dëlltitur brisqe. Mësohet se 28-vjeçari Mus Gjauri i dënuar për vjedhje me dhunë si dhe mashtrim, disa minuta më parë ka thënë në burg se ka gëlltitur pllaka metalike.

Këto pllaka metalike dyshohet se janë brisqe rroje. 28-vjeçari është transportuar në spital për të bërë ekzaminimet dhe verifikimet e nevojshme. Por nuk hiqet nga dyshimi që kjo të jetë një rreng i të riut, pasi më parë ai ka kërkuar që të transferohet nga aty.

Njoftimi:

Gëlltit brisqe në IEVP Drenovë, dërgohet me urgjencë në spitalin e Korçës i dënuari. Burime bëjnë me dije se 28 vjeçari, Mus Gjauri, pak minuta më parë ka thënë në burg se ka gëlltitur sende metalike, të dyshuara si brisqe roje. Menjëherë u transportua në spital për të bërë ekzaminimet dhe verifikimet e nevojshme.

Sipas informacioneve, 28 vjeçari është problematik dhe ky mund të jetë edhe një simulim nga ana e tij, pasi kërkon transferimin nga burgu i Drenovës. Mus Gjauri nga Puka, vuan dënimin për vepra penale të vjedhjes me dhunë dhe mashtrimit. Pritet të kryhen ekzaminimet për të parë realisht gjendjen e tij shëndetësore.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *