Policia e Irlandës ka sekuestruar një ditë më parë në një makinë në Co Louth, një sasi të madhe kokaine me vlerë 1.12 milionë euro, ku mendohet se pronari i drogës mund të jetë me origjinë shqiptare.
Sipas asaj që raportojnë mediat në Britani droga i përkiste një bande të Dublinit perëndimor me lidhje me Drogheda, u zbulua nga oficerë të Njësisë së Divizionit të Drogës me bazë në stacionin lokal të Gardës.
Burri rreth të 30-ave u arrestua në vendngjarje dhe u mor në pyetje në stacionin Drogheda. Ai tashmë ndodhet në paraburgim, ku do të qendrojë për 7 dirtë deri në pritje të vendimit të Gjykatës.
Mediat e huaja thanë se ai është me origjinë nga Shqipëria, por prej disa vitesh jeton në Dublin.
Burri ka një llogari në rrjetet sociale me një pseudonim, të cilin e përdor për t’u përfshirë në shaka islamofobike.
Burri rreth të 30-tave u arrestua në vendngjarje dhe u dërgua në stacionin Drogheda garda.
Forca tha se droga e sekuestruar do të dërgohet për analiza dhe hetim.