U mbajt sot seanca gjyqësore e Martina Pajollarit, ku gjykata e Korçës i caktoi masën arrest me burg. E reja u bë ‘mollë sherri’ për vrasjen e Martin Çeços, ndërsa thuhet se kishte lidhje paralele me viktimën dhe autorin.
Burime për mediat bëjnë me dije se Pajollari gjatë seancës së sotme për sigurim prove ka deklaruar para trupi gjykues se janë të pavërteta të gjitha dëshmitë që ajo ka thënë dhe firmosur përpara policisë.
Rreth ngjarjes ajo ka deklaruar se ka qenë në vendin e ngjarjes vetëm herën kur është shoqëruar nga policia drejt vendngjarjes.
Nga hetimet dhe marrja në pyetje e të akuzuarit Blenti Angjo dhe Martina Pajollarit del një fakt tjetër i ri që ka të bëj me dëshminë e tyre në të cilën të dyja herët, ajo në Korçë dhe ai në burgun e Peqinit, kanë deklaruar ekzaktësisht të njëjtat gjëra, gjë që hedh dyshimin për në vërtetësinë e implikimit në ngjarje të të akuzuarve.
Tjetër detaj i rëndësishëm i zbuluar gjatë ditës së sotme është se për këtë ngjarje nuk ka prova shkencore.
Për vrasjen e Martin Çecos janë arrestuar 4 perosna por ka shumë pikëpyetje në lidhje me vrasjen e tij, pasi prova dhe detaje dalin çdo ditë në këtë ngjarje.