Po precedohet penalisht në gjendje të lirë shtetasi B.C. banues në fshatin Dunicë për veprën penale “Përndjekja”, pasi dyshohet se 32-vjeçari ka përndjekur një 17-vjeçare, për një periudhë dyvjeçare.
Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin B. C., 32 vjeç, banues në fshatin Dunicë, Pogradec, për veprën penale “Përndjekja”, pasi dyshohet se ka përndjekur një 17-vjeçare, për një periudhë dyvjeçare.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.