Pas kontrolleve të policisë në mëngjesin e sotëm, është zbuluar se nga ishte nisur kontejneri me banane i bllokuar në portin e Durrësit, brenda të cilit dyshohet se ka pasur drogë.
U mësua se kontejneri kishte ardhur nga Amerika Latine. Dyshohet se ne arkat e bananeve që mungonin ka pasur lënde narkotike. 49 Arkat që mungonin, figuronin në letrat shoqëruese të ngarkesës, në dokumentacionin perkatës.
Dyshohet se lenda narkotike është hequr nga kontejneri, pasi autoret e trafikut janë informuar se droga mund te kapej gjatë kontrollit në skanim në portin e Durrësit. Deri më tani janë arrestuar 20 persona, ndërsa vijojnë hetimet.