Dyshohet se ngacmoi seksualisht një minorene, arrestohet 54-vjeçari nga Devolli

Një 54-vjeçar është arrestuar në Devoll, pasi akuzohet për ngacmim seksual.

Shtetasi me iniciale A. D., dyhohet se ngacmuar seksualisht një 12-vjeçare. Sakaq, kanë qenë familjarët e vajzës që kanë denoncuar 54-vjeçarin në polici pas dyshimeve të tyre.

Njoftimi i Policisë:

DVP Korçë

Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë, për veprën penale “Vjedhja”, të shtetasit R. M., 21 vjeç, banues në Korçë, pasi ka vjedhur në zyrat e Myftinisë Korçë, sasi me mallra të ndryshme ushqimore.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll bënë arrestimin në flagrancë, për veprën penale “Ngacmimi seksual”, të shtetasit A. D., 54 vjeç, banues në fshatin Ponçarë, Devoll, pasi dyshohet se ky shtetas ka ngacmuar seksualisht një 12-vjeçare.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin Sh. I., 63 vjeç, banues në fshatin Çërravë, Pogradec, për veprën penale “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore”, pasi në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Çiflig, ky shtetas u konstatua nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke transportuar pasagjerë, me mjetin tip “Renault”, kundrejt pagesës, pa qenë i pajisur me licencën përkatëse për shërbim taksi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin I. H., 54 vjeç, banues në Korçë, për veprën “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore”, pasi në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, ky shtetas u konstatua nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke transportuar pasagjerë, kundrejt pagesës, me mjetin tip “Benz”, pa qenë i pajisur me licencën përkatëse për ushtrimin e këtij aktiviteti.

 

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *