Dyshohet se qëlloi me 4 plumba Edison Begajn, kush është Mitri Prifti dhe largimi i bujshëm nga Shqipëria

Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim Mitri Priftin, si të dyshuarin kryesor për atentatin e dështuar ndaj Edison Begajt, i cili u plagos në sy të fëmijëve.

Emri i Priftit, me profesion jurist, nuk është i panjohur për Policinë dhe as Prokurorinë. Ai bëri bujë një vitin 2016 me denoncimin e tij, ku pretendonte se ishte kërcënuar nga grupi “Shullazi”. I riu nga Kuçova, i cili është kushëriri i ndërtuesit Jani Zaka, deklaroi se Shullazi e kishte kërcënuar për t’i marrë parkingun nëntokësor prej 1.200 metrash katrorë, në rrugën “Sali Butka”, pranë Policisë Bashkiake.

Mitri Prifti ishte ai që i sqaroi policisë në detaje kërcënimin që kishte marrë kushëriri i tij nga Emiljano Shullazi. Dhe pas kësaj, ka thënë se ishte kërcënuar edhe vetë nga Blerim Shullazi.

Por brenda pak ditësh i tërhoqi pas akuzat, duke u shprehur se nuk e njihte Emiljano Shullazin dhe as të afërmin e tij, Blerim Shullazi, madje as që kishte dijeni mbi ndonjë kërcënim të mundshëm të ndërtuesit. Pas publikimit të lajmit në media, ai u largua nga Shqipëria drejt një kryeqyteti të një vendi të Ballkanit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *