Ende nuk ka asnjë informacion për fatin e 26 vjeçarit Mateo Lika, i cili një ditë më parë ka humbur kontaktet me familjarët, pasi dyshohet se ka rënë me makinë në ujërat e lumit Seman.
Blutë e Fierit po hetojnë në dy pista, nëse automjeti është në ujërat e lumit Seman apo pas përplasjes me parkamakët e urës është larguar që aty.
Të dielën për më shumë se 4 orë polumbarët e forcave Renea kërkuan në ujërat e lumit, por nuk arritën të gjenin automjetin apo shenja të mjaftueshme për të çuar në prova konkrete se makina ka rënë në ujë. Për të mundësuar kërkime më të plota u kërkua mbyllja e portave të Gramshit, që sjellin edhe uljen e prurjeve në lumin Seman.
Telefoni i 26 vjeçarit vijon të jetë i fikur dhe vendndodhja e tij dhe automjetit të marrë me qira bëhet edhe më i vështirë.
Makina nuk ka qenë e pajisur me GPS ndërsa nga kamerat e sigurisë nuk arrihet të identifikohet qartë lëvizja e 26 vjeçarit. Fakti që deri më tani nuk është bërë asnjë denoncim tjetër, çon që të mendohet se 26 vjeçari mund të udhëtonte i vetëm.
Në pyetje janë marrë të njohur të 26 vjeçarit e kontaktet e këtij të fundit për të mësuar lëvizjet përpara se të zhdukej.