Në dy javët e fundit ish-kryeprokurori Adriatik Llalla udhëtoi drejt vendeve të BE.
Sot është dita e dytë e kërkimeve për Llallën pasi Apeli i Posaçëm e shpalli fajtor dhe e dënoi me 2 vite burg dhe 5 vite heqje të drejtë për të kryer funksione shtetërore.
Tashmë Llalla është në kërkim kombëtar, por Policia brenda tre muajsh duhet të kryejë të gjitha kontrollet e mundshme dhe nëse ish-kryeprokurori nuk gjendet atëhere shpallet në kërkim ndërkombëtar.
Nuk përjashtohet mundësia që Llalla të ketë rihyrë sërish në Shqipëri, por për këtë nuk ka informacion. Ndërkohë ditën e djeshme Policia mësyu në banesën e ish-kryeprokurorit në Tiranë, por nuk e gjetën ndërsa familjarët refuzojnë të japin vendndodhjen.
/Priza.al/