Dyshohet se vrau ish-policin në 2009, Florind Shabani pritet të bashkëpunojë me drejtësinë shqiptare

Florind Shabani, i dyshuar si pjesëmarrës në vrasjen e bujshme të vitit 2009 të ish-oficerit të krimeve, Roland Rexhepi i njohur si ‘Doda’, është ekstraduar sot nga Gjermania. Shabani është arrestuar shtatorin e kaluar dhe me shumë mundësi do të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë me qëllim zbardhjen e ngjarjeve të rënda kriminale që kanë ndodhur në qytetin e Elbasanit.

“Specialistët e Interpol Tiranës bënë ekstradimin nga Gjermania drejt Shqipërisë, të shtetasit shqiptar F. Sh., 40 vjeç. Ky shtetas është arrestuar nga autoritetet policore në Gjermani, falë shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe autoriteteve policore gjermane. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në shtator të vitit 2021, i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”. Shtetasi F. Sh., në datën 22.07.2009, në lagjen “Vullnetari” Elbasan, në bashkëpunim me persona të tjerë, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. R”, ka njoftuar sot Interpol Tirana.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *