E 34-ta në listat e PD-së/Lediana Fratari kërkon rinumërimin e votave në Tiranë

Lediana Fratari ka kërkuar rinumërimin e votave të KZAZ-ve në Tiranë, pasi sipas saj, ka mospërputhje. Lediana Fratari, kandidoi për PD-në në Qarkun e Tiranës.

Fratari i është drejtuar Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve me një kërkesë lidhur me parregullsitë e caktuara në procesin e numërimit të votave për kandidatët e partive politike.

Ajo ka kërkuar rinumërim të votave në KZAZ nr 47, pasi sipas saj, nuk i janë numëruar votat në emrin e saj, duke pretenduar se është votuar më shumë nga çfarë reflektohet pasi ka mospërputhje të procesverbalëve me rezultatet e publikuara.

Një muaj më parë, ajo u shfaq tejet e sigurt për fitoren, pavarësisht se renditej e 34-ta në listë. Në intervistat që ka dhënë më herët, Lediana shprehej se deri më sot nuk kishte humbur asnjë garë, dhe se kandidimi për deputete është një tjetër qëllim që i kishte vënë vetes.

“E di shumë mirë në çfarë gare jam futur, dhe jam kaq e bindur në atë që them që do të bëhem pjesë e Kuvendit të Shqipërisë me vota nga elektorati im, që do të më mbështesë”, shtoi më tej ajo.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *