Pas deklaratave të kreut të PD-së Sali Berisha, i cili tha sot në konferencë për gazetarët se e kanë vendosur përballë disa kushteve për qëndrimet e tij, ka reaguar deputeti Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, i cili ka replikuar me ish-kryeministrin.
Alibeaj thotë se për kushte të tmerrshme ka vetëm një, që është non grata e firmosur nga SHBA e që sipas tij, kërkon t’ua hedhë në kurriz atij dhe demokratëve dhe se e vetmja fitore e Sali Berishës, është kundër armiqëve të brendshëm në Partinë Demokratike.
“Revanshi dhe gjuha e helmët e Sali Berishës ndaj atyre që mendojnë ndryshe nga ai, nuk e bën atë të ndryshëm nga Sali Berisha që bënte paqe dhe marrëveshje p.sh. me Fatos Nanon dikur. Në tjetër i shpallur “armik” i madh, me të cilin u puth pa të keq më pas.
Veçse këtë herë, me një PD që e përçau dhe sakatoi, siç deshi dhe për aq sa e do, e vetmja fitore e Sali Berishës është ajo ndaj “armiqve të brendshëm”, si në komunizëm. Është e qartë për çdo qytetar se rruga për largimin e Edi Ramës nuk kalon nga përçarja e opozitës por vetëm drejt bashkimit të saj! Bashkimit rreth vlerave të qytetarisë politike.
Kush bën sikur nuk e kupton, thjesht përdor kauzën e opozitës, shpërdoron besimin e demokratëve veç për interes personal të vetin apo enturazhit të vjeteruar politik. Sa për “kushte të tmerrshme”, po e kam një! Ajo që i rëndon si peshë atij e që do Sa për “kushte të tmerrshme”, po e kam një! Ajo që i rëndon si peshë atij e që do t’ua hedhë në kurriz mua dhe demokratëve: “non grata” e firmosur nga SHBA. Ky është kusht sine qua non!”, shkruan Alibeaj.
Në deklaratën e tij mesditën e sotme, Berisha e cilësoi Alibeajn një lolo në duart e Taulant Ballës i cili sipas ish-kryeministrit, është ngarkuar nga Rama që të merret me të.