E ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake Up” në “TCH”, gazetarja Iva Tiço, tregoi disa nga mesazhet që i dërgojnë në rrjetet sociale fansat e banorëve të “Big Brother VIP”, pasi ajo është opinioniste në “Fan Club BB VIP”.
“E di si më duket vetja ndonjëherë, po mendoja këtë të diel, më kujtohet një thënie e vjetër e futbollistëve që thoshin ‘një javë ti fiton dhe të mbajnë në shpatulla, pastaj javën tjetër ti humb dhe vijnë të thyejnë xhamat e shtëpisë’.
Në këtë rast nuk na thyejnë xhamat e shtëpisë, por mua më vjen për të qeshur se si ndryshon bursa ime. Para një jave u sulmova në inbox-in tim si fansja e Donaldit që turp të më vinte mua dhe gjithë produksionit tonë në këtë rast “Fan Club”-it që nuk mbështesnim Ilirin. Kësaj radhe jam vënë me shpatulla pas murit, moj turp të kesh, s’të vjen zor që je kaq e afruar me Ilirin dhe bën çdo gjë se je pjesë e pazarit të Ilirit.
Një javë jam kundër Donaldit, një javë jam kundër Einxhel. I bie që fansat të kenë në kujtesë shumë të shkurtër ose fokusohen te një thënie për personazhin e tyre të preferuar. Por është pjesë e punës dhe unë nuk e kam problem”,- tregoi Iva Tiço.
/Priza.al/