SPAK ka kërkuar dënimin me 1 vit e 6 muaj burg, të konvertuar me shërbim prove 2 vite për anëtaren e KPK-së Etleda Çiftja.
Çiftja akuzohet për fshehje pasurie dhe falsifikim. Mësohet se kjo e fundit ka falsifikuar 2 kontrata, mashtroi shtetin, Bankën dhe ILDKPI me deklarata të rreme pasurie. Deklarimi i rremë është kryer nga Çiftja në komisionet e përzgjedhjes së saj për një pozicion në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Çiftja akuzohet se ka bërë deklarim të rremë për blerjen e apartamentit të banimit, të dy parcelave tokë arë me sip 1450 m2 dhe me sip 3440 m2, mënyrën e fitimit të pronësisë për dy sipërfaqet e tokave arë si dhe në lidhje me qëllimin e marrjes së një kredie.