E ardhmja e Lionel Messit është ende e paqartë. Kampioni i botës nuk ka rinovuar akoma me PSG-në dhe tashmë çdo ditë e më shumë po lidhet për një rikthim në “Camp Nou” aty ku tifozët katalanas e presin “krahë hapur”. Por jo vetëm La Liga, edhe MLS apo Arabia Saudite raportohen si opsione për të.
Por në gjithë vorbullën e zërave për të ardhmen e argjentinasit ka reaguar babai i Messit, Jorgo, i cili është parë ditët e fundit të takohet me një sheik në Arabinë Saudite. Gjithsesi babai i Leos ka theyr heshtjen dhe është shprehur se:
“Deri kur do të vazhdoni me lajme të pavërteta?! Cilat janë provat tuaja? Gjithçka që po flitet është false. Ne nuk do të vazhdojmë të tolerojmë shpikje të tjera që bëhen për të fituar ndjekës”.
🚨| Leo Messi cut short his training on Tuesday after talking about it with Galtier. It was because he had felt pain in an adductor during one of the last exercises, before leaving the Camp des Loges upset. A simple alert, nothing serious. 🇦🇷[@lequipe]
— PSG Report (@PSG_Report) March 17, 2023