Ish-drejtori i RTSH Thoma Gëllçi i cili u arrestua me kërkesë të SPAK për abuzime me një tender është liruar nga burgu.
Burime për median bëjnë me dije se vendimi për ta lënë të lirë është marrë nga GJKKO, ndërkohë që çështja do t’i kalojë Apelit pasi Gëllçi kërkon pafajësi.
Gëllçi u dënua me 1 vit e katër muaj burg për veprën ‘Shpërdorim detyre’.
Sipas SPAK, Gëllçi ka kryer tender pa marrë ende miratimin e AMA-s për të hapur kanalin ‘Agro RTSH’ dhe ka bërë preventivin e projektit pa ditur nëse fondit prej 100 milionë lekësh (te reja) do i miratohej nga Ministria e Financave. Ai ka zgjatur me 16 ditë afatin e zbatimit të kontratës ndaj firmës fituese përtej 45 ditëve që ishte në kontratë dhe ka skualifikuar padrejtësisht njërën prej kompanive që ishte në garë, duke ka favorizuar një kompani tjetër që sipas raport të KLSH nuk përmbushte kritere për t’u kualifikuar.
Ish-drejtori i RTSH-së Thoma Gëllçi dhe 3 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Ervin Muraj, Alban Malaveci dhe Julian Tapia u arestuan dy ditë më parë me urdhër të SPAK.