E arrestuan për abuzimin e tenderit, Thoma Gëllçi apelon vendimin! Ja çfarë kërkon

Avokati mbrojtës i ish-drejtorit të përgjithshëm të RTSH-së, Thoma Gëllçi, Dorian Metalia ka apeluar vendimin e Gjykatës, e cila vendosi ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Sipas mbrojtjes, masa ndaj tij është në kundërshtim me ligjin, ku pretendohet se Gëllci nuk është i përfshirë në tenderin e RTH AGRO. Në një tjetër pretendim është thënë se Gjykata e Posaçme nuk është kompetente për veprën penale për të cilën ai akuzohet.

Sipas SPAK, Gëllçi ka kryer tender pa marrë ende miratimin e AMA-s për të hapur kanalin ‘Agro RTSH’ dhe ka bërë preventivin e projektit pa ditur nëse fondit prej 100 milionë lekësh (te reja) do i miratohej nga Ministria e Financave. Ai ka zgjatur me 16 ditë afatin e zbatimit të kontratës ndaj firmës fituese përtej 45 ditëve që ishte në kontratë dhe ka skualifikuar padrejtësisht njërën prej kompanive që ishte në garë, duke ka favorizuar një kompani tjetër që sipas raport të KLSH nuk përmbushte kritere për t’u kualifikuar.

Ish-drejtori i RTSH-së Thoma Gëllçi dhe 3 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Ervin Muraj, Alban Malaveci dhe Julian Tapia u arestuan dy ditë më parë me urdhër të SPAK.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *