Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), nën akuzën për korrupsion dhe ryshfet dhe bashkë me të edhe një tjetër punonjëse e Ministrisë së Shëndetësisë, Laureta Sheto ka rënë në pranga për të njëjtën akuzë. Dy zyrtaret e Shëndetësisë kanë qenë në përgjim dhe janë arrestuar mbrëmjen e djeshme.
Dyshohet dy të arrestuarat kanë abuzuar me një tender me vlerë 2 milionë lekë, ndërkohë Prokuroria e Posaçme ende nuk ka dalë me njoftim zyrtar për rastin.
Arrestimin e Joana Duros e paralajmëroi pak më parë dhe kryeministri Edi Rama gjatë takimit falenderues në Tiranë, ku u shpreh se një sekretare e përgjithshme është kapur në flagrancë duke marrë para.
Pak javë më parë, Duro është gjobitur nga kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi pas konstatimit se ajo kishte shkelur kodin zgjedhor, duke përdorur faqen zyrtare të institucionit në FB, për shpërndaje të sloganeve politike të Partisë Socialiste në kohë fushate lektorale.