Ish-kryeministri Sali Berisha është zëri i radhës që ka reaguar pas akuzave që ka hedhur sot në drejtim të tij ministrja Belinda Balluku dhe kryeministri Rama, në lidhje me bllokimin e trafikut ajror. Berisha ka kërkuar që të ndalet terrori psikologjik ndaj punonjësve në grevë. Në një status në Facebook, ai i bën thirrje Agjensisë Europiane të Aviacionit Civil në të cilën AlbControl është i antarësuar, të nisë inspektimin e kësaj ndërmarrje për të gjetur shkaqet që detyruan punonjësit e saj të shpallin grevë.
“Kreu i meduzes dhe ndrikull Gryksia ne vend te negociatave me punonjesit greviste te Albkontrollit, te cilin e kane shkaterruar me vjedhje ne tendera dhe prokurime, vazhdojne avazin “Fajin e ka Saliu”!
Stop censures dhe terrorit psikologjik ndaj punonjesve ne greve. Hedh poshte me neveri akuzat banale te Kreut te Meduzes dhe Ndrikull Grykesi Ballukut, me te cilat kerkonje te mbulojne vjedhjet dhe shperdorimet e medha me financat e Albkontrollit.
I bej thirrje Agjensise Europiane te Aviacionit Civil ne te cilen Albkontroll eshte i anetaresuar, te nise me perparesi inspektimin e kesaj ndermarrje per te gjetur shkaqet qe detyruan punonjesit e saj te shpallin greve”.