“E bëri fëmijën tim engjëll në parajsë”/ Aksidentoi për vdekje studenten greke, del sot para gjykatës 26-vjeçari shqiptar

26-vjeçar shqiptar, drejtuesi i makinës që përplasi 21-vjeçaren greke duke i shkaktuar vdekjen del sot para Gjykatës së Selanikut, bashkë dhe me një 19-vjeçare, e cila ishte pasagjere në atë mjet, natën kur ndodhi ngjarja e rëndë.

Dy të pandehurit e çështjes, të cilët janë në paraburgim, pritet të dalin në Gjykatën e Selanikut për të pranuar fajësinë.

Vdiq në saj të një aksidenti në Selanik nga një shqiptar, rrëqethin prindërit: Shoferi pa ndjenja e bëri engjëll! Udhë të mbarë në skajet e gjithësisë

Avokati i familjes së 21-vjeçares thotë se akuza e ngritur ndaj 26-vjeçarit shqiptar parashikon një dënim deri në 10 vjet burg.

“Pozicioni i familjes është ta akuzojë atë për vrasje nga pakujdesia me keqdashje të mundshme. Nuk është vetëm se e ka braktisur por ka bërë gjithçka për t’u zhdukur, thjesht nuk ka llogaritur kamerat, që fatmirësisht ekzistojnë”, është shprehur avokati.

Kujtojmë se 21-vjeçarja greke ndodhej e shtruar në spital, me plagë të rënda, por e e reja nuk ia doli dot. Ajo u nda nga jeta mëngjesin e së dielës, duke futur në zi familjen e saj. Prindërit vendosën t’i dhuronin organet e saj dhe, siç tha nëna e saj, ” Emmanuela ishte një fëmijë mrekulli dhe kur u largua donte të bënte mrekullinë e saj, të jepte jetë”.

Si ndodhi ngjarja?

Një vajzë e re mbeti e plagosur rëndë në orët e para të së martës, kur u tërhoq zvarrë përgjatë rrugës Egnatia, në lartësinë e Kamarës, nga makina që drejtonte 26-vjeçari shqiptar, i cili u largua nga vendngjarja dhe e la të renë në gjendje të rëndë në asfalt.

Që në momentin e parë mjekët bënë përpjekje mbinjerëzore për ta mbajtur në jetë, por gjendja e saj shëndetësore ishte jashtëzakonisht kritike dhe u shtrua me mbështetje mekanike në Repartin e Mjekimit Intensiv, por fatkeqësisht nuk ia doli dot.

Mjaftuan pak orë që i riu të vetëdorëzohej në polici me shenjë pendese ku edhe kërkoi të komunikonte me prindërit e saj. Duke u justifikuar, i riu u shpreh se u largua nga vendi i ngjarjes sepse jetonte në Greqi pa letra. Ndaj tij ka nisur një procedim penale, po ashtu dhe ndaj pasagjeres 19-vjeçare.

Në dëshminë e tij ai tha se ishte i shkatërruar nga kjo ngjarje dhe nëse viktima nuk do kishte tentuar të kalonte rrugën ‘Egnatia’ (aty ku gjeti vdekjen), asgjë nuk do të kishte ndodhur, mjaftonte që e reja të kalonte në vizat e bardha.

26-vjeçari, sipas ndjekjes penale të prokurorit, akuzohet për drejtim mjeti të rrezikshëm me pasojë lëndim të rëndë trupor ( vepër penale), si dhe për lënie të një aksidenti komunikacioni dhe drejtim mjeti pa leje (kundërvajtje).

Babai i të resë ka preku zemrat e të gjithëve ndërsa ka folur për aksidentin tragjik. “Një shofer pa ndjenja e bëri fëmijën tim engjëll në parajsë”, ka thënë ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *